Jetonte e vetme, gjendet e pajetë e moshuara në Korçë

Shqipëria

Jetonte e vetme, gjendet e pajetë e moshuara në Korçë

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Gjendet e pajetë në banesë një e moshuar në lagjen 12 të qytetit. Mësohet se kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi nuk kanë marrë përgjigje nga e moshuara.

84-vjeçarja u gjet pa shenja jete pasi shërbimi zjarrfikës bëri hapjen e derës së banesës.

Sipas informacioneve, e moshuara jetonte e vetme.

Ky nuk është rasti i parë kur të moshuar që jetojnë vetëm humbin jetën në banesë në qytetin e Korçës. Policia po kryen veprimet procedurale lidhur me rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat