Eksploziv në Shkodër, zbardhet ngjarja/ Reagon Proda: Rezultat i punës serioze dhe profesionale!

Shqipëria

Eksploziv në Shkodër, zbardhet ngjarja/ Reagon Proda: Rezultat i punës serioze dhe profesionale!

Më: 2 janar 2026 Në ora: 19:21
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, përgëzon strukturat hetimore të DVP Shkodër për zbardhjen e vrasjes me lëndë eksplozive të komanduar në distancë dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mjaft efikas me Prokurorinë e Shkodrës.

Deklarata:

“Falënderoj dhe përgëzoj publikisht Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, strukturat hetimore dhe të gjitha forcat e angazhuara, si dhe Prokurorinë, për bashkëpunimin e ngushtë dhe profesional që çoi në zbardhjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale, të kryer me përdorimin e lëndës eksplozive të komanduar në distancë.

Ky është një nga rastet ku pasqyrohet puna serioze dhe profesionale, e koordinuar dhe këmbëngulëse e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të plotë me organin e akuzës".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat