Aksident në bypass-in e Fierit, përplasen dy mjete në afërsi të fshatit Mbrostar

Shqipëria

Aksident në bypass-in e Fierit, përplasen dy mjete në afërsi të fshatit Mbrostar

Më: 3 janar 2026 Në ora: 22:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Mbrostar.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka goditur nga pas nga një automjet tjetër, ndërsa të dy mjetet po lëviznin në të njëjtin drejtim.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë.

Policia ka shoqëruar njërin prej drejtuesve të mjeteve për verifikime të mëtejshme, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat