Shembje e dherave në Aznak, bllokohet rruga Gjirokastër-Valare

Shqipëria

Shembje e dherave në Aznak, bllokohet rruga Gjirokastër-Valare

Më: 7 janar 2026 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Pas reshjeve të dendura të shiut mësohet se ka bllokim te rrugës Gjirokastër-Valare, në vendin e quajtur Aznak. Si shkak i erozionit dhe shembjes së dherave këto segmente janë bërë të pakalueshëm për qarkullimin e automjeteve.

Në pjesën më të madhe te qytetit te Gjirokastrës ka prezence të inerteve, të cilat kërkojnë mjete te rënda për largimin e tyre.   

Në Gjirokastër për momentin reshjet e shiut kanë rënë në intensitet më të ulët.

Niveli i Vjosës në Memaliaj ka shkuar 6.5 metër. Nga bashkitë e tjera të qarkut deri tani nuk raportohen situata emergjente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat