Gjatë natës nuk janë regjistruar reshje shiu apo dëbore. Temperaturat kanë rënë ndjeshëm, duke shënuar deri në:
Valbonë: -18°C
Kukës: -15°C
Dibër: -10°C
Qafë Thanë: -15°C
Qarkullimi në të gjitha akset rrugore vijon normalisht. Kontraktorët janë në terren me mjete dhe punëtorë shtesë, duke kryer pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës për të parandaluar ngricat.
Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar drejtuesve të mjeteve, veçanërisht në zonat malore ku ka prezencë dëbore. U rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve kur udhëtohet në këto zona.