Në kuadër të dinamikave të punës dhe riorganizimit të strukturave drejtuese, Policia e Shtetit ka ndërmarrë disa lëvizje në drejtimin e Drejtorive Vendore të Policisë në disa qarqe të vendit.
Drejtues Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Ndërkohë, Drejtues Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ndërsa Drejtues Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Po ashtu, për shkak të rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i ka revokuar dorëheqjen Drejtorit të DVP Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha, i cili do të vijojë ushtrimin e detyrës në këtë funksion.