Moti në Shqipëri, temperaturat mbeten të ulëta

Shqipëria

Moti në Shqipëri, temperaturat mbeten të ulëta

Më: 13 janar 2026 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Ditën e sotme Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas SHMU-së, moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare, hera – herës deri të dendura.

Mjegulla do të ketë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/, ndërsa deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat