Fier/ Makina përfshihet nga flakët në qendër të qytetit

Shqipëria

Fier/ Makina përfshihet nga flakët në qendër të qytetit

Më: 13 janar 2026 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qendër të qytetit të Fierit, vetëm pak metra larg sheshit qendror, duke shkaktuar panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës.

Sipas burimeve paraprake të informacionit, mjeti ka qenë në lëvizje kur papritur ka shfaqur shenja defekti dhe brenda pak çastesh është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve në automjete apo objekte të tjera përreth.

Ndërkohë, ekspertët e Policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për një defekt teknik në mjet.

Ngjarja ka shkaktuar edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë, ndërsa situata është normalizuar pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat