Në një reagim të bërë publik në Facebook, Proga shprehet se prokurorja Postoli gjatë gjykimit ka deklaruar se vëllai i saj ka humbur jetën nga një grusht, ndërsa familja pretendon se autori, Denis Meçe, ka qenë një kriminel i rrezikshëm dhe person i përfshirë në gjoba ndaj tregtarëve të Pogradecit.
Jonida Proga shkruan se vendimi i KLP-së për të vlerësuar dhe avancuar prokuroren është i papranueshëm për familjen e viktimës.
“Faleminderit Prof. Mirela! Po të masakrohej vëllai yt nga kriminelët e gjobaxhinjtë, a do e dekoroje prokuroren që tha “vdiq nga një ‘grusht’”?
Faleminderit të gjithë anëtarëve të KLP që mbyllni sytë sa herë votoni, për të mos parë ç’keni para!”, shkruan Jonida Proga.