Ekspertja jep sqarime: Ja cilat viza pezullohen nga SHBA

Shqipëria

Ekspertja jep sqarime: Ja cilat viza pezullohen nga SHBA

Më: 15 janar 2026 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka komentuar vendimin e SHBA për pezullimin e vizave për 75 vende përfshirë dhe Shqipërinë.

Ekspertja tha se vendimi prek vetëm, aplikimet për viza emigruese, pra për qëndrim të përhershëm në SHBA.

“Aplikimet që pezullohen janë aplikimet me qëllim emigranti, i njohin gjithë shqiptarët. Janë vizat për bashkimet familjare. Këto janë vizat që po bllokohen. Aplikimet e nënshtetasve amerikanë për familjarët e tyre, për bashkëshortët, vëllezërit, motrat, prindërit, fëmijët. Këto janë kryesoret. Pjesa e Lotarisë Amerikane, pra qëllimi për të marrë Green Card, për të jetuar tërë kohën në SHBA, përjetësisht. Janë disa viza të punëtorëve, të sponsorizuara nga punëdhënësit, për personat apo individët me shkollë të lartë. Ka disa viza fetare që janë të veçanta, viza speciale. Këto janë vizat që janë pezulluar për momentin”, tha ajo.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu a ka një kriter se përse Shqipëria dhe Kosova janë në këtë listë dhe Serbia e vende të tjera nuk janë ajo u përgjigj:

“Sipas të dhënave që kemi, lista e 75 vendeve është lista e shteteve me rrezik të lartë, pra që nënshtetasit e këtyre vendeve vijnë në SHBA, ‘abuzojnë’ le të themi dhe që janë barrë financiare publike e SHBA-ve. Besoj se ka një lidhje me postimin e presidentit Donald Trump të katër janarit, një listë e 120 shteteve, shtetasit e të cilëve marrin ndihmë financiare/sociale në SHBA. Shqiptarët ishin mbi 45%. Ndoshta shtetet që kanë marrë ndihmë sociale/publike, janë risk financiar i atyre që paguajnë taksa në SHBA. Ndoshta kjo është”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat