Ligji i gjuhetisë ndryshon pas 12 vitesh, eksperti tregon rregullat e reja dhe ndalesat

Shqipëria

Ligji i gjuhetisë ndryshon pas 12 vitesh, eksperti tregon rregullat e reja dhe ndalesat

Më: 18 janar 2026 Në ora: 14:30
Erald Xeka

Pas 12 vitesh moratorium, ligji i ri për gjuetinë ndryshon thelbësisht mënyrën e menaxhimit, duke zhvendosur kompetencat nga pushteti qendror te njësitë vendore, me arsyetimin e afërsisë me territorin dhe mundësisë për kontrolle më të shpeshta në zonat e gjuetisë.

Megjithatë, eksperti i mjedisit Erald Xeka shprehet skeptik për zbatimin në nivel vendor.

Eksperti vlerëson si risi pozitive ndalimin e gjuetisë turistike, duke kujtuar se dëmet më të mëdha në faunë janë shkaktuar na gjuetarët e huaj.

Ligji parashikon gjithashtu dhënien me qira të zonave të gjuetisë.

Në fokus mbetet edhe testimi i gjuetarëve, të cilët duhet të jenë mbi 25 vjeç dhe të kalojnë një test me minimumi 70%.

Ndërkohë, tarifat për gjahun e vrarë do të përcaktohen me akte nënligjore dhe do të kontrollohen nga menaxherët e zonave.

Hapja e gjuetisë nuk do të jetë automatike, por do të bëhet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin, të publikuar zyrtarisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat