Balliu: Soros sulmon Trump, Rama në shërbim të perandorisë sorosiste

Shqipëria

Balliu: Soros sulmon Trump, Rama në shërbim të perandorisë sorosiste

Më: 21 janar 2026 Në ora: 16:31
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ndaj qëndrimeve të Alex Soros, duke e akuzuar si sponsorizues dhe garant të pushtetit të Edi Rama

Sipas Balliut, Soros ka sulmuar drejtpërdrejt Presidentin e SHBA, Donald Trump, të cilin e konsideron armik të “perandorisë sorosiste”.

Reagimi i plotë:

Sponsorizuesi i Edi Ramës dhe garancia e pushtetit të tij, Alex Soros, ka sulmuar drejtpërdrejt Presidentin e SHBA, Donald Trump, të cilin e sheh si armikun kryesor të perandorisë sorosiste.

Kjo perandori, e lidhur me të majtën ekstreme ndërkombëtare, përdor figura si Edi Rama, njeriun më të afërt të familjes Soros në Ballkan, për të shtrirë ndikimin dhe kontrollin politik.

Sot përballja është strategjike: mes sovranitetit dhe demokracisë reale, përballë një oligarkie globale që synon të kapë shtetet dhe institucionet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat