Opozita në protestë, Noka: Betejë për t’u çliruar nga kthetrat e korrupsionit!

Shqipëria

Opozita në protestë, Noka: Betejë për t’u çliruar nga kthetrat e korrupsionit!

Më: 24 janar 2026 Në ora: 12:22
Flamur Noka

Pak orë para protestës së opozitës, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka, deklaroi se opozita ndodhet në një “betejë kundër narkoregjimit”.

Sipas Nokës, qytetarët shqiptarë janë të detyruar të ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Noka po ashtu paralajmëroi se do të ketë sërish të tjera protesta, deri në rrëzimin e qeverisë.

“Opozita është në betejë. Jemi në një betejë të bazuar kundër Narkoregjimit. Shqiptarët janë në një betejë për t’u çliruar nga kthetrat e korrupsionit, që i vjedhin kartelet e krimit të organizuar. Opozita nuk mund të rrijë duarkryq. Kemi bërë thirrje që të ngrihemi, sepse nuk ka rrugë tjetër. Të ngrihemi, të luftojmë dhe të përballemi për të drejtat tona. Nuk mund të pranojmë këtë narkoshtet, si i vetmi në Europë. Protesta është një shprehje e revoltës ndaj narkoregjimit dhe do të vazhdojë deri në çmontimin e tij.”, tha ai.

Kujtojmë se protesta është planifikuar të zhvillohet në orët e pasdites në kryeqytet, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe strukturave të opozitës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat