“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

Shqipëria

“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

Më: 24 janar 2026 Në ora: 18:49
Fatmir Mediu

Fatmir Mediu, para nisjes së protestës së opozitës, deklaroi se Edi Rama nuk do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk besoj çdo marrëzi që thotë Edi Rama. Unë nuk mohoj mundësinë që Edi Rama të takojë Presidentin amerikan, sepse është kryeministri i vendit.

Por, çështja është që çfarë diskutohet në Shtëpinë e Bardhë. Ka pasur vetëm dy vizita zyrtare në Shtëpinë e Bardhë dhe këto kanë qenë të zotit Sali Berisha kur ka qenë President.

Dhe vizita më e rëndësishme amerikane në Shqipëri ka qenë ajo e Presidentit George W. Bush, po në takim me zotin Berisha”, tha Mediu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat