Efektivat e Batalionit të Forcave Speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë po zhvillojnë stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26” në kushte ekstreme malore, me dëborë dhe temperatura nën zero.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtnant Arben Kingji, bëri të ditur se stërvitja ka për qëllim forcimin e aftësive fizike dhe psikologjike të trupave në kushte mbijetese, testimin e armatimit dhe pajisjeve të reja, si dhe rritjen e gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë operacionale për veprime në mjedise të vështira.
Stërvitja synon përgatitjen e trupave për përmbushjen e çdo misioni me profesionalizëm të lartë, duke garantuar gatishmërinë maksimale në kushte të paparashikueshme dhe të rrezikshme.
"Efektivat e Batalionit të Forcave Speciale po zhvillojnë stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26” në kushte ekstreme malore me dëborë ❄️ dhe temperatura nën zero. Kjo stërvitje ka për qëllim forcimin e aftësive fizike dhe psikologjike në kushte mbijetese, testimin e armatimit dhe pajisjeve të reja, rritjen e gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë operacionale për të operuar në mjedise të vështira ⛷️ për përmbushjen me sukses të çdo misioni me profesionalizëm të lartë", thuhet ne postim.