U akuzua për ngacmim seksual ndaj një të miture, gjykata e Fierit lë në ‘arrest shtëpie’ 71-vjeçarin

Shqipëria

U akuzua për ngacmim seksual ndaj një të miture, gjykata e Fierit lë në ‘arrest shtëpie’ 71-vjeçarin

Më: 2 shkurt 2026 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

71-vjeçari nga Fieri që u arrestua të premten me akuzën  “ngacmim seksual të të miturve”, është liruar nga masa e arrestit në të cilën ndodhej pret tre ditësh.

Policia e Fierit arrestoi 71-vjeçarin,  me inicialet M.M me akuzën e ngacmimit seksual të premten e javës së kaluar.

Burime nga komisariati i Fierit thanë se 71-vjeçari tentoi ta prekë në mënyrë të papërshtatshme vajzën e mitur të fqinjit. Ngacmimi për të cilin u akuzua i moshuari ndodhi në dyqanin pranë banesës së saj ku ndodhej edhe 71-vjeçari.

Denoncimi u bë nga prindërit e vajzës pasi e mitura u tregoi çfarë kishte ndodhur. Megjithatë gjykata e Fierit në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, vlerësoi të ligjshëm arrestimin por caktoi si masë sigurie “arrestin në shtëpi”.

Gjyqtarja Bora Shaholli ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës për një masë të lehtë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore të te akuzuarit. Hetimi për ngjarjen vazhdon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat