Për skandalin e Kurum me mbetjet toksike janë lëshuar 33 masa arresti, nga të cilat janë ekzekutuar 20, ndërsa 13 persona janë në kërkim. Mes personave ka zyrtarë dhe sipërmarrës. Në dosjen hetimore të siguruar nga Panorama Online tregohet me detaje sesi tre kompania merrnin nga Kurum mbetje të rrezikshme dhe i eksportonin duke i faturuar si jo të rrezikshme drejt vendeve të tjera.
Një nga këto kompani është edhe Sokolaj shpk. Sipas dosjes hetimore, përpjekjet e Kurum dhe Sokokaj për të eksportuar mbetje të rrezikshme kanë nisur që në vitin 2022 me kërkesën për t’u pajisur me autorizim për transportin e mbetjeve të rrezikshme.
Ndërkohë dëshminë e tij administratori turk i Kurum Erdal Demir ka treguar se kompania prodhonte në vit 5 mijë tonë lëndë të rrezikshme.
Sipas tij, kontrata me kompaninë Sokolaj shpk ishte që t’i shisnin asaj mbetjet e rrezikshme, Oksid Zinku, pavarësisht se faturoheshin si Oksid Hekur.
Pjese e dosjes
Përpjekjet e Kurum dhe Sokokaj për të eksportuar mbetje të rrezikshme kanë nisur që në vitin 2022 me kërkesën për tu pajsiur me autorizim për transportin e mbetjeve të rrezikshme me kodin 10 02 07*, mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve që përmbajn që substanca të rrezikshme.
Veprimet në secilën hallkë dhe secilin subjekt listohen në mënyrë të strukturar, përpos sa me sipër, edhe si më poshtë vijon:
Në lidhje me subjektin Kurum International sh.a.: ipas ekstraktit historik të shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL SH.A” sh.a printuar në date 30,12.2025 rezulton se, ky subjekt është regjistruar në datë 07.07.2000, me date themelimi 0.11.1998, me zyrë qendrore në Tirane, me objekt veprimtarie: Prodhim, tregtim i çeliqeve te ndertimit e profileve te tjera te hekurit, importimi dhe eksportimi me shumice dhe pakice i mallrave te ndryshme industriale, ushqimore, konfeksioneve, lektroshtepiake, karburante e lubrifikante, lende te para ndihmese per industrine e celikut e te gjithe mineraleve te tjera. Transport mallrash brenda dhe jashtë vendit, hoteleri, ndertime te ndryshme. Prodhim gelqere, oksigjen, azot, avull e tregtim te tyre. Prodhim, Import-Eksport, tregtim, furnizim i energjise elektrike, energjise diellore dhe energjise nepermjet eres. Grumbullim, demolim, perpunim, tregtim, import-eksport te skrapeve te ndryshem. Prodhim, tregtim me shumice dhe pakice, eksport-import i materialeve te industrise se celiqeve sic eshte dhe pa u kufizuar vetem me to: aliazhet metalike, derdhjet metalike, konstruksionet e celikut, profilet me saldim dhe te petezuara, tubat me saldim dhe pa saldim. elementet e tjere te konstruksioneve metalike etj. Prodhim, tregtim me shumice dhe pakice, eksport-import, punime siperfaqesore dhe/ose nentokesore te produkteve minerare qe perdoren si lende hyrese ne industrinë metalurgjike. Kerkim, zhvillim, prodhim dhe tregtim me shumice dhe pakice te gasoil, benzines, solarit, mazutit, bitumit, gazit te lengezuar te naftes (GLN), naftes, gazit dhe te gjitha nënprodukteve te tjera te naftes. Import – eksport dhe perdorim te burimeve te rrezatimit jonizues. Grumbullim, ruajtje/magazinim, transportim, riciklim dhe/ose asgjesim i mbetjeve te rrezikshme dhe jo te rezikshme. Transport Ndërkombëtar Mallrash për të tretët, për vete, dhe/ose me qira, transporte mallrash jashtë norme të mjetit. Prodhim oksigjen, argon, azol, avull, import-eksport, tregëtim dhe shitje me shumicë e pakicë në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.
Administrator i shoqërisë ka qenë Z. Erdal Demir prej datës 25.09.2019 deri në datë 08.12.2025. Sipas historikut rezulton se është emëruar administrator i shoqërisë Z. Bulent Yazici prej datës 08.12.2025 deri në datë 08.12.2028, si dhe është larguar administratori Erdal Demir.
Nga aktet e këqyruara dhe sekuestruara pranë Kurum, akteve të përcjella me shkresën nr.548 prot., dt. 27.08.2024 të Kurum, protokolluar në zyrën tonë me nr.63022 dt. 02.09.2024, dhe dokumentacionit të administruar sipas procesverbalit të sekuestrimit datë 23.08.2024 nga Ministria e Mjedisit rezulton se shoqëria Kurum International sh.a. është i pajisur me:
Leje mjedisore e tipi A me numer identifikimi 2378, dt. 26.09.2016 k dr. 30 dhe në vitin 2023 ka rinovuar lejen mjedisore e cila mban datën 09.07.2023, me nr identifikimi 2375/1, K.Nr.77.
Licencë të kategorisë 111.2 b DT. 12.10.2020 K.RT. 38 dhe nr. identifikimi 416 për “Grumbullimin, transportimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme”.
I pyetur nga policia gjyqësore, shtetasi turk Erdal Demir, administrator i shoqërisë Kurum prej datës 25.09.2019, ka deklaruar se, kontratën ndërmjet Kurum dhe Sokolaj e ka nënshkruar ai në cilësinë e administratorit. Ashtu siç është e përcaktuar në kontratë, kompania “Kurum Internacional” sh.a. do t’i shiste kësaj kompanie mbetjen Oksid Hekuri (mbetje jo e rrezikshme).
I pyetur në lidhje me sasinë e oksidit të zinkut që shoqëria Kurum International prodhon në një vit, shtetasi Erdal Demir ka deklaruar se, sasia e mbetjes Oksid Zinku me kod 10 02 07 * të gjeneruar nga kompania Kurum në një periudhë kohore 1 vjeçare është afërsisht 1 % e sasisë së lëndës së parë (skrap) që përpunon kompania për të gjeneruar hekurin që tregton. Në peshë rezulton rreth 5000 ton në vit.