Tensionet për projektin ‘TID’ në Durrës, shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak

Shqipëria

Tensionet për projektin ‘TID’ në Durrës, shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak

Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Pas protestës së banorëve dhe këshilltarëve të Partisë Demokratike, këshilltarët e mazhorancës kanë shtyrë për mbledhjen e radhës projektvendimin për dhënien e bonusit të qirasë për familjet që shpronësohen dhe u janë prishur banesat në kuadër të projektit TID.

Bëhet fjalë për pikën 13 të rendit të ditës, e cila parashikonte miratimin e bonusit të qirasë për familjet e prekura nga zbatimi i këtij projekti.

Vendimi për shtyrjen e saj u mor pas tensioneve dhe kundërshtimeve gjatë mbledhjes.

Votimi i projektvendimit për bonusin e qirasë do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të këshillit, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për strehimin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat