Shehaj ‘shpërthen’ në Kuvend: Nxirrni dosjen e Belinda Ballukut, të dinë shqiptarët se me kë vodhi

Shqipëria

Shehaj ‘shpërthen’ në Kuvend: Nxirrni dosjen e Belinda Ballukut, të dinë shqiptarët se me kë vodhi

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 10:21
Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje Kuvendit që të bëjë publike dosjen për çështjen e Belinda Ballukut. Ai pohoi nga Kuvendi se maxhoranca po mbron të korruptuarit, ndërsa kërkoi që të vihet në dispozicion dosja në fjalë.

Shehaj: Kemi një muaj që keni marrë dosjen e Ballukut dhe nuk na e keni dërguar.

Ajo dosje në këtë Kuvend thuajse nuk ekziston. Po mbroni një të korruptuar, po mbroni me postin tuaj korrupsioni. Kjo është e pa pranueshme.

Kërkojmë që sa më shpejt të vihet në dispozicion dosja, jo si nder por sepse na takon. Ndryhse do t’i drejtohemi GJK dhe turpi do mbetet mbiu ju.

Jeni i vetmi kryetar Kuvendi që keni fshehur dosje të këtij kalibri. Shqiptarët duhet të dinë si dhe me kë ka vjedhur Belinda Balluku.

Cilat janë përgjegjësitë e Ballukut, qeverisë apo edhe opozitës nëse ka .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat