Zëvendësoi në detyrë Engjëll Agaçin/ Kush është Elsonida Rama

Shqipëria

Zëvendësoi në detyrë Engjëll Agaçin/ Kush është Elsonida Rama

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 18:47
Elsonida Rama

Këtë të premte u largua pas 13 vitesh në detyrë, Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Pasuesja e tij në këtë detyrë është Elsonida Rama.

Por kush është Sekretarja e re e Përgjithme e Kryeminsistrisë?

Mësohet se Elsonida Rama ka mbajtur deri më sot pozicionin e drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Gjithashtu, ajo ka qenë e përfshirë në grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal.

Disa vite më parë, Rama ka punuar edhe në Kryeministri te drejtoria Juridike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat