Çarjet në disa pjesë të rrugës në aksin Librazhd-Pogradec, në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, janë thelluar ndjeshëm, duke shtuar rrezikun për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë segment kombëtar.
Sipas verifikimeve në terren, dëmtimet e hershme janë përkeqësuar, ndërsa janë evidentuar edhe çarje të reja në asfalt.
Segmenti në fjalë konsiderohet një nyje e rëndësishme lidhëse mes Lindjes dhe Juglindjes së vendit, me fluks të lartë qarkullimi gjatë gjithë vitit.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për mirëkuptim dhe respektim të sinjalistikës rrugore. Kufizimet e vendosura janë të përkohshme, por të domosdoshme për garantimin e sigurisë rrugore deri në ndërhyrjen për stabilizimin e plotë të segmentit.