Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA

Shqipëria

Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 17:35
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në tryezën e Atlantic Council në SHBA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në një tryezë të organizuar nga Atlantic Council në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se në takim pati interes të lartë për profilin ndërkombëtar të Shqipërisë, si dhe për qëndrimet e saj mbi konfliktet e hapura dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Postim i plotë:

Uashington – Në tryezën e Atlantic Council, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në SHBA, ku pati një interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj të ri ndërkombëtar dhe pikëpamjet tona mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura si edhe rrugën e zgjerimit të Bashkimit Europian

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat