Hasimja: Kemi nevojë për atë frymë bashkimi, eja dhe krijoje ti shpresën këtu, në këtë shesh

Shqipëria

Hasimja: Kemi nevojë për atë frymë bashkimi, eja dhe krijoje ti shpresën këtu, në këtë shesh

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 18:58
Ermal Hasimja

Fjalimi i Ermal Hasimes për protestën e opozitës.

“Mbi tre dekada kam qenë në këtë shesh me tim atë. Kam qenë 15 vjeç, ai më tërhiqte nga mbrapa. Kishim shumë frikë, por kishim edhe më shumë shpresë.

Njerëzit përreth nuk e dinin nëse ishin të majtë apo të djathtë, por ajo që na mbante bashkë ishte shpresa. Ajo shpresë që ne përpiqemi ta rigjejmë dhe ta rivendosim.

Kemi nevojë për atë frymë bashkimi. Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shpresa nuk vjen nga qielli; eja dhe krijoje ti shpresën këtu, në këtë shesh."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat