Lirohet nga qelia ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja, u dënua për korrupsion dhe nxjerrje sekretesh shtetërore

Shqipëria

Lirohet nga qelia ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja, u dënua për korrupsion dhe nxjerrje sekretesh shtetërore

Më: 21 shkurt 2026 Në ora: 11:57
Jurgis Çyrbja

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja është liruar ditën e sotme nga qelia.

Më 3 nëntor të vitit të kaluar, Çyrbja u dënua për korrupsion në zgjedhje dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore.

Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor ish deputetin socialist dhe e dënoi me tre vjet burg nga të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuante dy vite. Ai u arrestua në 20 tetor të vitit 2024.

Ish deputeti u akuzua se ka treguar sekretet shtetëror, episode të cilat dolën në aplikacionin Sky Ecc ku një person me emrin Juri jepte informacione se do të vinte policia për aksione dhe kjo kategorizohet nga SPAK si nxjerrje sekreti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat