Digjet një automjet gjatë natës në Pogradec

Shqipëria

Digjet një automjet gjatë natës në Pogradec

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Nr. 1 të Pogradecit, pranë “Kapri Center”.

Sipas informacionit nga Shërbimi Zjarrfikës, njoftimi është marrë rreth orës 02:50. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe izolimin e zonës, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në objekte apo mjete të tjera pranë.

Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave, shkruan A2CNN.

Pritet një deklaratë zyrtare për të përcaktuar nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat