Parashikimi i motit/ Java nis me Diell, temperaturat do të arrijnë deri në 21 gradë Celsius

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Java nis me Diell, temperaturat do të arrijnë deri në 21 gradë Celsius

Më: 2 mars 2026 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Kjo e hënë do të jetë me kushte atmosferike të qëndrueshme, ku Dielli do të jetë mbizotërues gjatë gjithë ditës.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të ketë vranësira të pakta deri mesatare, të cilat do të jenë kalimtare dhe nuk pritet të sjellin reshje.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim juglindje–veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat