8 Marsi në Shtëpinë e të Moshuarve “Rrezet e Jetës”

Shqipëria

8 Marsi në Shtëpinë e të Moshuarve “Rrezet e Jetës”

Më: 8 mars 2026 Në ora: 09:31
8 Marsi në Shtëpinë e të Moshuarve “Rrezet e Jetës”

Me një tufë trëndafilash në duar dhe një buzëqeshje të ngrohtë, Administratorja e Shtëpisë të të Moshuarve “Rrezet e Jetës” Lili Sadaj kishte vendosur t’i surprizonte zonjat e shtëpisë, për të cilat kujdeset prej më shumë se një dekade

Kështu nisi festa e 8 Marsit në Shtëpinë e të Moshuarve “Rrezet e Jetës”.

Mes lotëve të gëzimit dhe emocioneve, zonjat e falënderojnë Lilin për përkujdesjen dhe dashurinë që u jep çdo ditë.

Në sytë e tyre shihet mirënjohja. Për shumë prej tyre, Lili është bërë njeriu që ua zëvendëson mungesën e fëmijëve që nuk i kanë pranë.

Mes muzikës bisedave dhe kujtimeve zonjat festuan së bashku

Administratorja e shtëpisë së të moshuarve, rrezet e jetes  Lili Sadaj, tregon se prej 18 vitesh kujdeset për të moshuarit dhe se çdo vit kjo festë është një moment shumë i veçantë për të.

Ajo thotë se me kalimin e viteve familja e saj është bërë edhe më e madhe, sepse çdo i moshuar këtu është pjesë e saj.

Në këtë 8 Mars, mes trëndafilave, përqafimeve dhe emocioneve, u kujtua edhe një herë se përkujdesja dhe respekti për moshën e tretë janë dhuratat më të çmuara që mund t’u japim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat