Vendosi çadrën para Kryeministrisë, Policia akuzon Adriatik Lapajn për pushtim toke

Shqipëria

Vendosi çadrën para Kryeministrisë, Policia akuzon Adriatik Lapajn për pushtim toke

Më: 8 mars 2026 Në ora: 09:42
Adriatik Lapaj, kreu i Shqipëria Bëhet

Adriatik Lapaj, kreu i Shqipëria Bëhet, dhe dy aktivistë të kësaj partie, janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pasi tentuan të vendosin një çadër në trotuarin përballë Kryeministrisë, poshtë zyrës së Edi Ramës, në kuadrin e një proteste që ka hyrë në ditën e 90 të saj.

Lapaj akuzohet nga policia për pushtim toke.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike””, thuhet në një njoftim zyrtar.

Pasditen e së premtes, Lapaj, bashkë me aktivistët e Shqipëria Bëhet, tentuan të vendosin një çadër simbolike në trotuar, por vetëm pak minuta më pas, me dhjetra forca policore, ndërhynë dhunshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat