Task Forca për çmimin e naftës do të kontrollojë pikat e karburantit deri më 30 qershor, edhe për cilësinë

Shqipëria

Task Forca për çmimin e naftës do të kontrollojë pikat e karburantit deri më 30 qershor, edhe për cilësinë

Më: 11 mars 2026 Në ora: 19:56
Ilustrim

Ministria e Financave, ka ngritur një Task Forcë që do të kontrollojë tregun e hidrokarbureve për të mos lejuar abuzimet me çmimin e naftës.

Në fokusin e kësaj task-force të Doganave dhe Tatimeve do të jetë kontrolli si i pikave të shumicës ashtu edhe të pakicës, jo vetëm për çmimet por edhe për sasitë e hidrokarbureve që tregtohen nga pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë.

Kontrollet do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit deri në 30 qershor 2026, bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e disponueshme nga të dy institucionet.

Kjo nismë synon rritjen e transparencës në tregun e karburanteve dhe parandalimin e çdo forme abuzimi që mund të dëmtojë konsumatorët dhe konkurrencën e ndershme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat