Votimi në Kuvend për Ballukun/ Alizoti: Reagimi i Gjermanisë ishte mesazh i qartë për qeverinë

Shqipëria

Votimi në Kuvend për Ballukun/ Alizoti: Reagimi i Gjermanisë ishte mesazh i qartë për qeverinë

Më: 12 mars 2026 Në ora: 20:32
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ka komentuar votimin e sotëm për rrëzimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Në një intervistë televizive, Alizoti tha se kryeministri Edi Rama nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut për shkak se është vetë ai që qëndron pas gjithçkaje.

Ndër të tjera ai u shpreh se reagimi i Gjermanisë për votimin ishte suprizues dhe mesazh i qartë për qeverinë.

Ai tha më tej se Shqipëria nuk mund të integrohet në BE, duke qenë një vend më keq se Kolumbia.

“Ai nuk e lëshon Ballukun se është vetë Rama. Në fund ky do hajë veten e tij. Ishte hera e parë që reagimi i Gjermanisë ishte surprizues. Ata dinë llahtarira për korrupsionin e Ramës. Gjermania di shumë llahtarira në korrupsionin masiv të Ramës. Aq i përfshirë është ai sa nuk mund të mbrohet më në sytë e botës. Ardhja e ministrit të Jashtëm gjerman ka qenë mesazh politik. Është e rëndësishme për Europën të forcojë Bashkimin Europian. Fakti që ata mendojnë veton për Shqipërinë ky është një tejkalim i politikës së jashtme. Nuk mund të jemi në BE duke qenë një vend si Kolumbia. Nuk mund të jemi si BE kur jemi një vend si Meksika mos më keq. Kjo është problem i madh për Europën dhe Gjermaninë”, u shpreh Alizoti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat