Asfaltohet segmenti rrugor në aksin Librazhd-Prrenjas

Shqipëria

Asfaltohet segmenti rrugor në aksin Librazhd-Prrenjas

Më: 14 mars 2026 Në ora: 20:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kanë përfunduar punimet për asfaltimin e segmentit të prekur nga rrëshqitja e dherave në zonën e quajtur Arrat e Gurrës, në aksin Librazhd–Prrenjas.

Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes rrjeteve sociale.

Sipas ARRSH ndërhyrja u realizua pas stabilizimit të terrenit dhe sistemimit të trupit të rrugës, duke rikthyer qarkullimin normal dhe të sigurt për përdoruesit rrugës.

Njoftimi i ARRSH:

Përfunduan punimet për asfaltimin e segmentit të prekur nga rrëshqitja e dherave në zonën e quajtur Arrat e Gurrës, në aksin Librazhd–Prrenjas.✅

????Ndërhyrja u realizua pas stabilizimit të terrenit dhe sistemimit të trupit të rrugës, duke rikthyer qarkullimin normal dhe të sigurt për përdoruesit rrugës.

????Falënderojmë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve për mirëkuptimin gjatë periudhës së punimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat