Pjesë e dosjes së Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit

Shqipëria

Pjesë e dosjes së Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit

Më: 17 mars 2026 Në ora: 09:27
Hava Delibashi

Ish-zv/drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Hava Delibashi, ka paraqitur kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë.

Aktualisht, Delibashi ndodhet nën masën “arrest në shtëpi”. Ajo është pjesë e të njëjtës dosje hetimore ku përfshihen edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Hetimi lidhet me operacionin e SPAK, i cili goditi një grup të dyshuar kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në kuadër të këtij operacioni, janë shpallur në kërkim edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Masa e arrestit në shtëpi ndaj Mirlinda Karçanaj (bashkë me Hava Delibashin) u caktua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 18 dhjetor 2025, pasi SPAK kishte kërkuar masat e sigurisë disa ditë më herët për skandalin e abuzimeve me tenderat në AKSHI.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat