Milaim Nela kritikon ashpër Edi Ramën dhe opozitën

Shqipëria

Milaim Nela kritikon ashpër Edi Ramën dhe opozitën

Nga: A.SH Më: 17 mars 2026 Në ora: 12:47
Milaim Nela

Publicisti Milaim Nela akuzon Edi Ramën për të bërë opozitën të “zvarritet pas çmendurisë së tij”.

Nela kritikon vendimin për t’u përfshirë në konflikte që Shqipëria nuk ka kapacitete për t’i menaxhuar dhe shprehet i turpëruar nga opozita që e ka mbështetur: “Mos bëj ISH aty ku nuk ka pula! Imagjino opozita në një linjë me Edi Ramën për të bërë të fortin me një shtet 90 milionësh…”, shkruan ai.

Postimi i Nelës:

Hiqi kapelen Edvin Ramës!

Nuk është hera e parë që e bën opozitën të zvarritet pas çmendurise së tij!

U bë rrugë kjo punë!

Si opozitar i pakompromis ndihem i turpëruar nga opozita që presupozohet të më përfaqësojë e të cilën me shumë kosto e kam votuar!

Pse duhet të luajmë rolin e te fortit në një konflikt që nuk është i yni e nuk na takon neve?

Pse bëjme garipin ne që nuk kemi as ushtri e as një helikopter pêr të shuar zjarret e hapësirën ajrore ta kontrollon NATO?

...

Një shprehje popullore thotë mos bëj ISH aty ku nuk ka pula!

Kjo është të kërkosh belanë me zor!

Imagjino opozita në një linjë me Edi Ramën për të bërë të fortin me një shtet 90 milionësh e qytetërim 5000 vjeçar që nuk është në konflikt me ty!

Nga ky konflikt janë distancuar fuqitë Europiane si Gjermania e ne bëjmë rezoluta!

O Zot na ruaj mendtë e kokës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat