Princ Leka pas kurorëzimit të dashurisë me Blerta Celibashin, çifti vizitoi ambientet historike në Sllovaki

Shqipëria

Princ Leka pas kurorëzimit të dashurisë me Blerta Celibashin, çifti vizitoi ambientet historike në Sllovaki

Më: 17 mars 2026 Në ora: 18:11
Pamje nga vizita

Menjëherë pas kurorëzimit të martesës së tyre, Princ Leka dhe Princeshë Blerta kanë vizituar ambiente historike.

Përmes një postimi të bërë në Facebook-un e tij, Princi zbuloi se pas kremtimit të dasmës së tyre, dyshja ka vizituar kështjellën e Nitrës dhe selinë e Dioqezës së Nitrës, ku u mirëpritën nga Imzot Viliam Judák, në praninë e Ambasadorit Ľubomír Rehák dhe Marek Sobola.

Përmes kësaj vizite, gjatë të cilës u theksuan lidhjet e ngushta mes Nitrës dhe Beratit, si dhe u nderua kujtimi i Nënë Terezës, është pasqyruar lidhja e ngushtë historike dhe trashëgimia e përbashkët europiane.

Në postimin e tij Princi rikujton dhe një herë se përmes këtyre vizitave pasqyrohen rrënjët hungareze të familjes mbretërore Leka.

Kujtojmë se Princ Leka dhe partnerja e tij, fotografja Blerta Celibashi u martuan zyrtarisht ditën e diel që lamë pas, më 15 mars, duke kurorëzuar dashurinë e tyre prej disa vitesh.

Lajmin e bëri të ditur Oborri Mbretëror, i cili ka zbuluar edhe detaje për dasmën e çiftit. Sipas njoftimit, martesa u kremtua në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin e saj intim dhe solemn.

Postimi i Princ Lekës:

Pas kremtimit të dasmës sonë në Apponyi, zhvilluam së bashku një vizitë zyrtare në Kështjellën e Nitrës dhe në selinë e Dioqezës së Nitrës.

U pritëm nga Imzot Viliam Judák, në praninë e Ambasadorit Ľubomír Rehák dhe Marek Sobola.

Gjatë vizitës u theksuan lidhjet historike ndërmjet Nitrës dhe Beratit, si dhe u nderua kujtimi i Shën Nënë Terezës. Vizituam gjithashtu Katedralen – Bazilikën e Shën Emeramit dhe ambientet historike të dioqezës.

Kjo vizitë pas martesës sonë pasqyron lidhjet e qëndrueshme historike dhe trashëgiminë e përbashkët europiane, përfshirë edhe rrënjët hungareze të familjes sonë, si dhe vullnetin për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat