Emrat/ Lëvizjet e Ramës në qarqe, kush iku nga drejtimi

Shqipëria

Emrat/ Lëvizjet e Ramës në qarqe, kush iku nga drejtimi

Më: 21 mars 2026 Në ora: 14:18
Asambleja e PS

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS ka bërë disa ndryshime në drejtimin e qarqeve.

Nga emrat që kanë mbetur pa post në drejtim qarqesh janë Emirjana Sako, e cila drejtonte Durrësin, të cilën e ka zëvendësuar me Blendi Klosin.

Benet Becin e ka lagruar nga drejtues qarku në Shkodër, duke ia dhënë drejtimin  Enea Karakaçit.

Eduard Shalsin e ka fluturuar nga Kukësi, për të vendosur në drejtim Erjon Malajn.

Nga ana tjetër ka patur zëvendësime. Ulsi Manja nga Lezha është rikthyer në Dibër.

Blendi Klosi nga Dibra ka shkuar në Durrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat