Blindohet Vlora/ Kontrolle automjeteve në hyrje të qytetit, gjoba për shkelësit

Shqipëria

Blindohet Vlora/ Kontrolle automjeteve në hyrje të qytetit, gjoba për shkelësit

Më: 22 mars 2026 Në ora: 19:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me FNSH dhe Policinë Rrugore, ka zhvilluar kontrolle të imtësishme në hyrje të qytetit, duke verifikuar dokumentacionin dhe personat në çdo automjet.

Fokusi ka qenë tek mjetet e reja dhe individët me rrezikshmëri, si dhe për parandalimin e sendeve të jashtëligjshme.

Deri tani janë vendosur edhe disa masa administrative me gjoba.

Protesta e demokratëve nisi me tensione, të cilat u përshkallëzuan më tej me hedhjen e vazhdueshme të molotovëve.

Protestuesit kanë hedhur molotovë drejt automjeteve të policisë të dislokuar përpara ndërtesës së Bankës së Shqipërisë dhe pranë selisë së Partisë Socialiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat