Gara për postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, zbardhen emrat e kandidatëve

Shqipëria

Gara për postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, zbardhen emrat e kandidatëve

Më: 24 mars 2026 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

5 kandidatë kanë aplikuar pranë Kuvendit të Shqipërisë në përfundim të afatit për paraqitjen e kandidaturave për pozicionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Euronews Albania ka siguruar listën me kandidatët, ku mes emrave bien në sy ish kryetari i KLP, Alfred Balla apo Genta Tafa, ish-kryetare e komisionit të Vetingut.

1. Alfred Balla

2. Brunilda Menalla

3. Rozeta Ivanova

4.Genta Tafaj

5.Ermonela Xhafaj

Pritet që gjatë ditës së sotme të shtohen edhe emra të tjerë që e kanë dërguar aplikimin e tyre përmes postës.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi zgjidhet me 71 vota për një mandat 5 vjeçar, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.

Për herë të dytë, Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik rivendosi çeljen e garës, pasi asnjëri prej kandidatëve të mëhershëm nuk mori mbështetjen e 28 deputetëve me firma.

Gara u hap në datën 3 mars 2026 dhe afati për paraqitjen e kandidaturave ishte 20 ditë.

Pas kësaj faze, kandidatëve i duhet që të marrin 28 firmat e nevojshme nga deputetët për të vijuar në fazën tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat