Xhaxhai plagos me thikë nipin, dyshohet se…

Shqipëria

Xhaxhai plagos me thikë nipin, dyshohet se…

Më: 27 mars 2026 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Fierit, ku një 71-vjeçar ka plagosur me thikë nipin e tij, djalin e vëllait. Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes tyre dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Menjëherë pas incidentit, policia ka arrestuar autorin e dyshuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar edhe disa fishekë.

Njoftim:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit P. Z. u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë,” njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat