Rritet çmimi i produkteve të shportës, tregu i Korçës bosh

Shqipëria

Rritet çmimi i produkteve të shportës, tregu i Korçës bosh

Më: 1 prill 2026 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

“Markata e Shijes” në Korçë mëngjesin e sotëm është bosh ndërsa çmimet vijojnë të rriten dita-ditës. Rritja e çmimeve të produkteve bazë bën që të jetë e pamundur për t’u blerë për konsumatorët e aq më shumë për pensionistët.

Një pensionist thekson se produktet janë shumë shtrenjtë dhe prandaj detyrohet të mos marrë asgje.

“Tre e gjysmë domatja. Nuk mora gjë, thjesht pashë. Nuk ka lek, ç’të marr? Gjallë në botë jo, nuk e merr dot, me 160 mije te marr ilaçe apo këto? Ku merret vesh me këta. Këta vetëm për vete marrin, ngrenë deputetët, makinat, pensionisti eee”, tha ai.

Tregtarët e tregut të pakicës tregojnë se konsumi ka rënë, për shkak të rritjes së çmimeve. Një tregatr thekson se domatja është e shtrenjtë në Lushnje dhe marrin vetëm një arkë por as atë nuk e shesin dot.

“Lart është në Lushnjë domatja, një arkë marrin e nuk shitet. E hamë vet. S ta bën zemra te marrim mall. Është shtrenjtë. Bosh, këtu dobët fare”, tha një tregtar.

“Mollët e kalbuara marrim. Janë të shtrenjta se shtrenjtë janë. Njerëzit marrim më të kalbuart. Mallin e mirë nuk e shijojmë dot ne. Bosh, ska njerëz. Nuk ka lek”, shtoi një tregtar tjetër.

Në qoftë se para dy javësh 1 kg domate kushtonte 250 lekë, sot kushton 350 lekë. Një kg speca kushtonte 200 lekë, sot kushton 300 lekë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat