Pedagogu Pirro Prifti ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër”, ku foli për sfidat dhe arsyet pse Shqipëria ende nuk ka një minimum jetik të përcaktuar me ligj.
Gjatë fjalës së tij, Prifti theksoi se vendosja e minimumit jetik kërkon një angazhim të madh financiar nga buxheti i shtetit.
Sipas tij, kjo nënkupton që një pjesë e konsiderueshme e fondeve publike duhet të dedikohet për të garantuar të ardhurat minimale të qytetarëve.
Më tej, pedagogu ngriti shqetësimin se mungesa e zbatimit lidhet edhe me interesa të tjera, përfshirë abuzimin me fondet publike.
Sipas tij, një sistem që garanton minimumin jetik do të kufizonte hapësirat për korrupsion.