Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria 2030, një kantier i madh! Ka pluhur, pisllëk dhe zhurmë!

Shqipëria

Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria 2030, një kantier i madh! Ka pluhur, pisllëk dhe zhurmë!

Më: 14 prill 2026 Në ora: 10:15
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Samitin e Diasporës theksoi rolin kyç të diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit, duke e cilësuar atë jo si histori emigrimi, por si një vlerë të shtuar për të ardhmen e Shqipërisë.

“Ajo që dukej si hendek sot është një urë. Diaspora nuk është një histori ikje, por vlerë e shtuar e Shqipërisë.

Mes dallgës, shqiptarët ndërtuan jetë karrierë e sipërmarrje në vende që nisën ti njohën ata përmes dobisë së tyre, qëndrueshmërisë dhe fisnikërisë, ndërkohë që Shqipëria mbetej një vrimë e zezë në sytë e të tjerëve.

Njerëzit e tyre kudo ku ndodhen janë pjesë e një ekosistemi të vetëm të mundësive të rritjes përmes gjuhës.

Ky samit është një deklaratë qëllimesh të larta dhe të përbashkëta. Diaspora shqiptare nuk është në periferi të jetës kombëtare të Shqipërisë, por në qendër të saj.

Shqipëria është një kantier i madh që e fton diasporën në investime. Si në cdo kantier, edhe në kantierin e Shqipërisë 2030, ka pluhur, ka pisllëk, ka zhurmë, nganjëherë shurdhuese, por mjafton të kthejmë kokën pas në kohën kur menduam për samitin e diasporës dhe për të vijuar punën kolosale që kemi nisur. Atëherë ky ishte një moment ritakimi në një moment plot shpresë, por edhe plagë të hapura.

Ishte një hap i parë për të thirrur fuqinë e diasporës dhe për tu ndjerë më të fortë përballë përpjetës së thepisur që duhet të nqisnim drejt majës kur sot jemi më afër së kurrë ndonjëherë.

Sot jemi rrugës së lidhjes përfundimtare me atë anë të botës, ku dielli lind andej nga perëndon”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat