Ishte në lëvizje, përfshihet nga flakët makina në Durrës

Shqipëria

Ishte në lëvizje, përfshihet nga flakët makina në Durrës

Më: 15 prill 2026 Në ora: 14:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet tip “Golf” është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në rrethrrotullimin e rrugës Egnatia në Durrës.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton per BalkanWeb se mjeti ka qenë në lëvizje në momentin kur është përfshirë nga zjarri. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime.

Në vendngjarje ndodhen edhe efektivë të policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të bërë zbardhjen e shkakut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat