Aksident me vd*kje në aksin Milot–Rrëshen

Shqipëria

Aksident me vd*kje në aksin Milot–Rrëshen

Më: 18 prill 2026 Në ora: 23:34
Ilustrim

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot–Rrëshen, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktima është identifikuar si shtetasi N. L., rreth 70 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit nuk është identifikuar ende.

Dyshohet se është larguar nga vendi i aksidentit pas përplasjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat