Sapo ka nisur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër seanca e vlerësimit të masës së arrestit ndaj Dali Nela dhe Aldo Kalemit.
Gazetarja Entjola Budo raporton se Nela mungon në seancë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Pasi ndodhet i shtruar në Spitalin e Gjirokastrës me 4 plumba.
Mbi ta rëndojnë veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, lidhur me vrasjen e 30-vjeçarit në Memaliaj.