Atentati ku dyshohet se janë vrarë dy persona në Lezhë, makina e bërë “shoshë” nga plumbat

Shqipëria

Atentati ku dyshohet se janë vrarë dy persona në Lezhë, makina e bërë “shoshë” nga plumbat

Më: 26 prill 2026 Në ora: 15:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Lezhë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë  dy persona. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije, dhe as rrethanat e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se atentati ka ndodhur teksa viktimat kanë qenë në lëvizje. Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, automjeti ka marrë disa plumba.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat