Aksident zinxhiror në Librazhd, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Shqipëria

Aksident zinxhiror në Librazhd, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Më: 27 prill 2026 Në ora: 16:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik është shënuar orët e mesditës në aksin Librazhd-Përrenjas, pranë fshatit Xhyrë, me pasojë një të vdekur dhe gjashtë të plagosur.

Në aksident, siç raporton Tch, janë përfshirë disa automjete, ndërsa pas përplasjes është bllokuar qarkullimi.

Në vendngjarje ndodhen dy automjete zjarrfikëse, ambulanca dhe policia.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet se viktimë ka mbetur një shtetas i huaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat