Një aksident është shënuar mesditën e sotme .
Aksidenti ndodhi në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.
Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.