Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, kryetar i shoqatës “Çamëria”

Shqipëria

Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, kryetar i shoqatës “Çamëria”

Më: 7 maj 2026 Në ora: 23:07 Përditësuar në ora: 23:57 më 07.05.2026
Rexhep Ismaili

Vr*sja në Sarandë, FLET policia: Pati shkëmbim zjarri, përveç viktimës është pl*gosur edhe një tjetër, por është "zhdukur" bashkë me autorin. Ja si nisi konflikti

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku një konflikt mes disa personash në zonën e Qafë Gjashtës ka përfunduar tragjikisht me humbjen e jetës së 66-vjeçarit Rexhep Ismaili.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, Lulëzim Tabaku, dhe vijon kontrollet për kapjen e tij, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit R. I., gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit, mes disa personash, ku fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi R. I., 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë.

Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt.

Njëkohësisht, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, 66-vjeçari u vra brenda lokalit të karburantit të tij, konflikt disa ditë më parë me autorin

Një atentat me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë në dalje të Sarandës, në rrugën kryesore Sarandë-Delvinë.

Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur pronari i një karburanti i identifikuar si Rexhep Ismaili 66 vjeç, i cili ka marrë një plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur brenda në lokal në karburantin në pronësi të 66-vjeçarit. Pas një konflikti të ndodhur disa ditë më parë, autori dyshohet se ka shkuar i armatosur në ambientet e karburantit dhe ka qëlluar me pistoletë ndaj viktimës, i cili ndodhej në lokalin e biznesit të tij, në tavolinë me persona të tjerë.

Pas të shtënave, persona që ndodheshin brenda banakut kanë nxjerrë një armë automatike dhe kanë qëlluar në drejtim të autorit, por ky i fundit ka arritur të largohet nga vendngjarja.

Rezulton se Rexhep Ismaili është dhe kryetar i Shoqatës Çamëria, dega Sarandë.

Burime për tch bëjnë me dije se viktima ishte njeri korrekt dhe pa ndonjë konflikt të mëparshëm.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie ndërsa rrethanat e vrasjes vijojnë të jenë të paqarta ndërsa autor ësshtë larguar pa lënë gjurmë dhe se po punohet gjithashtu për identifikimin e tyre.

Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, kryetar i shoqatës “Çamëria”

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Media shqiptare bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Gjashtë të Sarandës dhe viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, 66 vjeç, pronar i një karburanti.

Ai njihej si biznesmen në qytet dhe po ashtu ka qenë kryetar i shoqatës “Çamëria”.

Forca të shumta policie ndodhe në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Raportohet se viktima ka marrë një plumb në kokë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat