Policia në kërkim të mjetit me simbole naziste në Tiranë, si u zbulua nga autoritetet e huaja

Shqipëria

Policia në kërkim të mjetit me simbole naziste në Tiranë, si u zbulua nga autoritetet e huaja

Më: 9 maj 2026 Në ora: 23:14
Ilustrim

Policia është vënë në kërkim të mjetit me simbole naziste në Tiranë. 

Një foto e një makine me targa shqiptare dhe me simbole naziste, është postuar në një faqe interneti të huaj.

Menjëherë më pas, autoritetet e huaja kanë sinjalizuar palën shqiptare për rastin në fjalë.

Media raporton se policia ka nisur verifikimet për pronarin e mjetit.

Ndërkaq, edhe pse kjo foto është bërë në një prej zonave të Tiranës, policia ende nuk ka arritur që të lokalizojë se ku ndodhet aktualisht ky automjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat