Zbulohet data kur do shqyrtohet rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, relatore Albana Boksi

Shqipëria

Zbulohet data kur do shqyrtohet rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, relatore Albana Boksi

Më: 12 maj 2026 Në ora: 10:16
Erion Veliaj

Këtë të martë është zbuluar data se kur do të shqyrtohet rekursi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në Gjykatën e Lartë.

Data është caktuar në 28 maj sipas njoftimit zyrtar në faqen online të gjykatës dhe relatore është caktuar gjyqtarja Albana Boksi.

Rekursi i depozituar nga Veliaj vjen si kërkesë për rrëzimin e masës së sigurisë.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, është bërë objekt hetimesh nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të një procesi penal që lidhet me akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat